“Coronavirusi i ri, as i veçantë e as i padëgjuar” – ky është shpjegimi i studiuesit shqiptar të epidemiologjisë

Studiuesi i epidemiologjisë Erand Llanaj në një intervistë për Ora News sqaroi mënyrën sesi virusi i ri ka pësuar ndryshimet gjenetike dhe si ka kaluar nga lakuriqi i natës dhe pangolinët tek njeriu.

Sipas tij, familja e virusit është njohur rreth 80 vite më parë dhe format e tij më të njohura kanë qenë SARS-i në Kinë dhe MERS-i në Arabinë Saudite.

Erand Llanaj: Ne kemi parë që coronavirusi aktual nuk është as i ri e as i padëgjuar. 80 vite më parë ne kemi karakterizuar dhe identifikuar si komunitet shkencor të gjitha coronaviruset që infektojnë qoftë shpendët, qoftë derrat, qoftë lopët, të cilat ne i konsumojmë.

Njëkohësisht tek njerëzit kanë ndodhur disa kalime evolucionare.

Ka ndodhur në 1960 në SHBA, ka ndodhur në Holandë në 2004-2005 dy coronaviruse të ri dhe në 2003 u zbulua SARS në Kinë dhe MERS në Arabinë Saudite, që po të ishte MERS sot në vend të këtij coronavirusi, atëherë do të dukej si një fllad i lehtë ky coronavirusi ri.

Megjithatë origjina aktuale tek virusi jonë i famshëm që ka bërë gjithë këtë marrëzi është se nuk është as i veçantë dhe as i padëgjuar.

Analiza të ndryshme treguan edhe filogjenetikën, pra origjinën. Origjina nuk është gjë tjetër veçse në 2003 pas SARS ne kemi zbuluar një lloj coronavirusi të ngjashëm, i cili ndërvepron nëpërmjet kapësish sinjalesh të cilët ky i joni i riu i ka pak më ndryshe, por ky virus sillet ndryshe në momentin e dërgimit të sinjalit.

Ky virus ka profilin e vet, mirëpo nga pikëpamja gjenomike ne shikojmë se sekuencat e gjilpërës, pra renditjet e gërmave të gjenit të cilat kodojnë për formimin e gjilpërave janë pak të ndryshme.

Në kuptimin që thjesht kemi parë në lakuriqët e natës, në pangolinët.

Modelet e kompjuterizuara të fundit tregojnë se struktura gjenomike e virusit të ri ka mutacione dhe ndryshime të gërmave që ndodhin natyrshëm.

Virusi i ri tek këto dy gjallesa, lakuriqët dhe pangolinët vepron ngjashëm me këto receptorët tonë. Këtë e kemi konfirmuar tek MERS në 2003, ku kalimi nga lakuriqi ka ndodhur tek deveja dhe nga deveja tek njeriu.

Ndërkohë SARS ka ndodhur nga lakuriqi tek macja sivjet që ne nuk kemi në Shqipëri dhe pastaj tek njeriu.

Në sekuencimin tonë të ekipit hungarez, pasi u morën mostra nga lavazhi bronkoalveolar në brendësi të mushkërive, u observuan ndryshime të këtyre gërmave ose mutacione dhe sinjalet transkriptomike të akumuluara evolucionare që kanë ndodhur në gjenomet e virusit të ri dhe që janë identifikuar edhe në vende të tjera.

SHPËRNDAJE