Sulmuesi i Chelseas ka pranua se i mungon koha kur ishte pjesë e Atletico Madridit në Spanjë.

Më konkretisht, spanjollit i mungon derbi me Real Madridin dhe përballja kundër dy mbrojtësve, Pepe dhe Ramos, transmeton indeksonline.

“E dua ndeshjen kundër Real Madridit dhe mundësinë për t’u marrë me Pepe dhe Ramos. Ajo ishte një luftë e mirë, e cila gjithmonë ka pasur probleme dhe ndezte kërcime. Iu garantoj se ata kanë përdorur gjithçka që unë të revoltohem”.

Mirëpo sulmuesi ka thënë se pas çdo ndeshje përshëndetej me dyshen e Realit përkundër ngatërresave në fushë.