Komisioni i Garave pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka njoftuar për shkak të ndryshimit të protokollit të masave të mbrojtjes ndaj “Covid 19”, ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë dhe ata të javës së 10-të në Ligën e Dytë, që duhej të zhvillohen në fundjavë, do të shtyhen për javën tjetër, më 7 dhe 8 tetor.

Kujtojmë se Qeveria ditë më parë solli protokollin e përgjithshëm për zhvillimin e eventeve sportive, në të cilën kërkohet testim të pjesëmarrësve para çdo përballje sportive, ndërsa harxhimet duhet të bartë vet skuadra pjesëmarrëse në këtë event sportiv.