Këshilli i Lartë spanjoll i Sportit (CSD), Federata e Futbollit (RFEF) dhe institucioni i La Liga-s, vendosën që ndeshjet e mbetura në ligën e parë të futbollit (La Liga) pas shtyrjes për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), të fillojnë të luhen më 11 qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga CSD, thuhet se është pranuar kalendari i ndeshjeve të pezulluara në La Liga.

Sipas kësaj, ndeshjet e javës së 28-të do të fillojnë më 11 qershor me ndeshjen Sevilla-Real Betis, ndërkaq, në varësi nga evolucioni i pandemisë, liga parashikohet të përfundojë më 18-19 korrik.

Ndeshjet brenda ditëve të javës do të luhen në orët 19:30, 21:30 dhe 22:00, ndërsa në fundjavë edhe në 17:30.

Deri më tani me 58 pikë Barcelona gjendet në vendin e parë, e ndjekur nga Real Madrid me 56 pikë dhe Real Sociedad me 46 pikë.

Klubet stërvitjet e tyre pas COVID-19 i kishin filluar më 7 maj, pas një pushimi afër dy muajsh.