Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3167 testime, nga të cilat 35 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 556 persona, ndërsa ka ndërruar jetë një person me COVID-19.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas dhe Skrapar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm më tyre në 128.425 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një 77-vjeçar nga Berati.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 132.153 raste pozitive, prej tyre 128.425 janë shëruar, 1.287 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.441 pacientë.