Etleva Muha, është shqiptarja e parë që merr vaksinën anticovid, Pfizer në Greqi.

Mësohet se shqiptarja punon në ekipin e mirëmbajtjes dhe dezinfektimit të sallave të operacionit në spitalin e traumës KAT të Athinës.

Greqia ka nisur prej disa kohësh vaksinimin dhe sipas protokolleve fillimisht do të vaksinohen repartet mjekësore dhe grupet më të riskuara nga covid-19.

Greqia ka siguruar vaksinat anticovid si pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa pas vizitës së Ramës ditën e djeshme në Greqi, është mësuar se shteti fqinj do të dhurojë një pjesë vaksinash edhe për Shqipërinë.