Tani që Kina nuk ka raste të reja Covid -19 ose ka shumë pak, ndërkohë që me sa duket, këtë luftë e fitoj pa ja shtrirë dorën askujt na lind e drejta të shtrojmë pyetje:

Covid-19 shpërtheu si një virus i rastësishëm apo kishte kohë që hartohej ky plan strategjik me largëpamje e largëhedhje ?!

Që Kina është fuqi ekonomike botërore, këtë e dinë të gjithë, por ekonomia e madhe dhe e fortë nuk mundet me u ndërtuar pa mendje e shkenc të përparuar, pa politika ekonomike dhe diplomaci të avancuar e të fortë.
E në këtë kontekst duket se shkenca, mjeksia, ekonomia, politika dhe diplomacia Kineze kanë ecur shumë përpara e madje ja kanë hipur keqas Evropianëve që kishin krijuar Perandori e qeverisur Boten për mijra vjet, por me sa duket këtë radhë po luajnë “kapuç” edhe me Ameriken( të ashtuquajturin) “Xhandari i Botës”.

Kina nuk ja shtriu dorën askujt, por realizoj në sytë e gjithë botës një spektakël mjeko-polico-ushtarak, duke ngritur spitale të reja në 10 ditë me mijra shtretër e duke realizuar karantinimin më të madh, më të shpejt e më të rreptë, që ka njohur njerzimi dhe të gjithë këtë e ka bërë pa pyetur për kosto ekonomiko- financiare.

Madje i ka realizuar pa “tellall” të niveleve shumë të larta e pa u detyruar që udhëheqsit të komunikonin me fcb e rrjete të tjera sociale me popullin e tyre, por dhe pa e kërcënuar deri dhe pleqtë e plakat se: “nuk do ju jepej pensioni e nuk do ju kompesoheshin ilaçet”,por duke i hapur rrugën Mjeksisë dhe Shkencës.

Kudo në botë filluan “të fërkojnë duart” se: Kina po e pëson keq, po humb miliarda në ekonomi e tregëti, po humb tregje e po shkatërrohet e se Covid-19 do i japë një goditje të pa rikuperueshme, në mjeksi, ekonomi e pse jo dhe tronditje në sistemin politik të qeverisjes.

Madje disa media dhe “tellallët” kryeqeveritar të disa vendeve, vrapuan ta paraqesin situatën tepër tragjike, duke thënë se : në Wuhan (vendi i shpërthimit) të Covid-19, nuk kishte as maska e se Kina ( shteti që furnizon gjithë boten)po vraponte të blente maskat në të gjithë botën nga i kishte shpërndarë.

Dhe gjitha këto i bëjnë ata që janë të pezmatuar “ për punët e botës” dhe nuk shikojnë “çatinë e shtëpisë tyre” si edhe ndodhi me shumë vende të Evropës duke fjetur gjumë dhe duke vazhduar me monotoninë e jetës dhe megallomaninë e udhëheqies që prej luftës së dytë botërore nuk janë më me këmbë në tokë.

Por jo….! Jooooooo, jo sepse tani që gjithçka po rikuperohet me shpejtësi në pikpamje mjeksore, ekonomike, tregtare, por dhe diplomatike, mendja të tradhëton e të nxitë ta besoshë se: “kjo ishte një lojë”…!

Kina shumë shpejt u “relaksua” dhe filloi ofensivën, duke mendur për pronat, tregjet dhe ekonominë duke vënë në shënjester gjithçka që të tjerët kishin menduar se Kina po i humbiste.
Kina sipas mediave në pak ditë e javë paska blerë rreth 30% të aksioneve të kompanive të mëdha në Kinë të cilat na i zotëronin kompani nga perendimi.

Tronditje kishte pësuar edhe monedha kineze, për shkak të situatës në Wuhan, duke u çvleftësuar në maksimum, dhe banka qendrore kineze nuk kishte organizuar asnjë operacion financiar për ta ndaluar tatpjeten e paras kineze dhe kolapsin ekonomik të kërcënuar.

Situata e krijuar vërtetë kërkonte ndërhyrjen strategjike të qeverisë Kineze për të mbrojtur banorët në Wuhan dhe në të gjithë Kinën dhe për këtë duhej me patjeter të bllokoheshin kufijtë e për rrjedhojë do të pasohej shumë shpejt dhe me situata të pa këndshme në ekonomi e cila u reflektua menjëherë me ulje drastike deri në mbi 40% të aksioneve të industrisë kineze.

Si gjithmonë në të tilla raste fjala i takon bursës. Dhe nuk vonoi dhe “mafja e burses” vrapoj të shesi të gjitha aksionet kineze, ndërkohë që tregu ishte i tronditur dhe askush nuk donte t’i blente me ato e kështu filloj çvleftësimi i plotë i aksioneve të kompanive.

Qeveria Kineze e sidomos Xi Jinping futi në lojë diplomacinë ekonomika- financiare duke bërë veprim shumë të zgjuar në kohë krize dhe zgjati këtë situatë duke e përkeqësuar raportin ofert-kërkesë në treg.
Tamam kur mendohej se gjithçka mori fund pasi çmimi ra nën kufirin e parashikuar, qeveria Kineze ndërhyri fuqishëm për të blerjen me së shumti të aksioneve evropiane dhe amerikane në këto kompani.

Vetëm pas këtij veprimi manjatët e bursës kuptuan se ata ishin mashtruar dhe falimentuar…..!
Por tashmë ishte shumë vonë, të gjitha aksionet kaluan në duart e Kinës dhe Kinezëve të cilët jo vetëm fituan miliarda dollarë, por edhe falë stimulimit, Kina tashmë po bëhet aksioneri mazhoritar i kompanive të ndërtuara nga vete evropianët dhe amerikanët në Kinë.

Aksionet tani janë në pronësi të kompanive të tyre dhe ata janë bërë pronarë të industrisë së rëndë nga e cila tashme varen Amerika,vendet e Bashkimit Evropian dhe e gjithë bota.

Tani e tutje, Kina do të vendosë vete çmimet e produkteve te saj dhe të ardhurat e kompanive të saj nuk do të kenë limit , ata do të kontrollojnë tashmë bursen e tyre.

Kështu, “peshkaqenët e burses” financiarë amerikanë dhe evropianë vecse provuan se ishin budallenj , brenda pak ditesh kinezët mblodhën pjesën më të madhe të aksioneve të tyre, të cilat tani filluan prodhojnë miliarda dollarë fitime!

E ky nuk mundet që quhet fat në Kazino, por duhet të jetë planifikim.!
Ndoshta duket dilemë e forte, por tashmë është një realitet si pasojë e një “ loje të luajtur bukur edhe kur ekipi ka ngelur pa portier”..!
Ka shumë evropian dhe amerikan që janë ende në gjumë , por ky është një realitet dhe nuk është vetëm një lojë financiare,por një variant i ri, i panjohur me parë në përleshjet dhe luftrat ekonomike , e ku Kina tregoi se e disponon dhe zotëron edhe këtë strategji fituese..!

Në të kaluarën, dy luftëra botërore u luftuan për të ringjallur ekonominë pas një depresioni të thellë ekonomik, ndersa sot Kina bëri diçka tjeter shume te sofistikuar.
Një luftë ekonomike te pazakontë, e cila do te ndryshoje ekuilibrin makroekonomik global në anën e saj, dhe pikërisht në kohën kur Kina po i perpelitej presioneve dhe masave shtrenguese ekonomike nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Per kete arsye besoj
se egziston nje lidhje e thelle midis virusit që ” i shpëtoi ” atyre nga një laborator dhe kësaj lëvizje financiare që i bëri ata aksionarët me shumicë të kompanive evropiane dhe amerikane në Kinë.

– Pse banka qendrore e Kinës nuk bëri asgjë për të parandaluar rrëzimin e monedhës së saj?
– Pse qeveria kineze nuk bëri asgjë për të parandaluar rënien e aksioneve në bursën e tyre ?
Cfare dinin ata qe të tjerët e injoruan ose nuk e pikasen ?
Tashmë qeverive të Evropes, Amerikes dhe qeveriçkave të Ballkanit ju ka ngelur të luajn lojen me armë, duke trembur popujt e tyre me ca tanke e mitraloz duke kërcënuar të pamundurit….
Të pakten kopjoni Kinën edhe pse kanë kaluar mbi tre muaj, por kopjojeni për të luftuar Covid-19 dhe jo për të trembur popullin..!
Luften e fitoj Kina, por fronti anti Covid-19 vazhdon, por duhen gjetur forma dhe metoda për të zvogluar riskun sejcila qeveri në vendin e vet e për të minimizuar pasojat në jetë njerzore.

Mos harroni se Ngrohja Globale një armik pothuajse i padukshem, nuk ndalon dhe tani e tutje do të zbarkojë shumë fenomene të proceseve miljona vjeçare të polit veriut, ndaj thirrni mendjes e mos shpenzoni shumë për tanke e motraloz se siq u pa e siq po shikohet një virus si Covid-19, të dhjetë ushtrinë, avionët, tanket e mitralozat dhe gjithçka, qoftë po të jeshë edhe superfuqi…!
Gjithsesi udhëheqësit dhe politikat e gjitha vendeve, pasi të fitojnë copëza nga fronti i mbetur e kanë në dorë për ta menduar dhe për ta vlerësuar:
Nëse ishte Covid-19, lojë apo strategji..?!