Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa ka trazuar ujërat politikë të rajonit të Ballkanit. Një letër jo-zyrtare, e cila pretendohet se është shkruar nga ai, është publikuar nga mediat vendase dhe përmban planin për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Raportohet se dokumenti i është dërguar kreut të Këshillit Europian, Charles Michel.

Gjithçka duket se ka nisur me iniciativën e Zheljko Komçiç, përfaqësuesi kroat i “trojkës”. Gjatë presidencës sllovene të Këshillit të BE, e cila fillon në korrik të këtij viti premtohet se çështja e “shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë” do të zgjidhet . Ndër të tjera, ‘Republika Srpska’ pritet të shkëputet në Bosnje-Herzegovinës dhe kufijtë e Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë do të rregullohen. Letra e publikuar bëri bujë të madhe, aq sa detyroi edhe Jansan të reagonte me urgjencë në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në Twitter, ai sqaroi se herën e fundit që ishte takuar me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel ishte gjatë vitit të kaluar dhe nuk kishte pasur mundësi që t’i dorëzonte asgjë, duke mohuar gjithçka. Sipas Jançës, Sllovenia po kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së.

“Për herë të fundit u takova me Michel vitin e kaluar. Do të ishte e vështirë që t’i dorëzoja fizikisht diçka në shkurt ose mars të këtij viti, siç shkruan rrjeti i errët që ju citoni.”

Megjithatë “zërat” kishin shkuar deri në Bruksel. Anëtarja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon shprehu shqetësimin se pretendime të tilla për rregullime territoresh do të nisnin një luftë në rajon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Këto ditë, unë jam mbingarkuar nga thirrjet dhe mesazhet e shumta nga BH, duke paralajmëruar se Janša po përpiqet të përfundojë planin Milošević-Tudžman për të formuar një Serbi dhe Kroaci të madhe me një propozim për shpërbërjen paqësore të BH. Një sjellje e tillë e papërgjegjshme mund të çojë në një luftë të re në Ballkan!,”-shkroi ajo në rrjetet sociale.

Marrë dhe përshtatur nga novice.svet24.si