Cristiano Ronaldo ka qenë befasia e madhe e dy viktimave të tërmetit, një ditë para ndeshjes që ai e zhvillon me Juventusin kundër Lazios.

Ai  ishte i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka befasuar dy fëmijët të cilët mbetën pa familje pas tërmetit në Durrës.

Dy fëmijët sipas ministres së Shëndetësisë kishin kërkuar që t’i vizitonte kryeministri dhe Rama nuk nguroi që të shkonte për t’u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt pas katastrofës në Durrës, raporton Periskopi.

E në këtë vizitë, Rama raportohet se u kishte premtuar fëmijëve fanellat me nënshkrime të Cristiano Ronaldos.

Mirëpo, ai pati një befasi edhe më të madhe për ta, derisa i dërgoi në udhëtim drejt Italisë ku takuan Cristiano Ronaldon dhe Gigi Buffonin vizituan dyshen live, të cilëve u dhuruan fanella të Juventusit me nënshkrime.

Së bashku me Ronaldon ishte edhe portieri legjendar i Juves, Gigi Buffon.