Ylli i ‘Real Madrid’, Cristiano Ronaldo do të bëhet së shpejti baba i dy binjakëve. Një burim i afërt i familjes ka thënë se futbollisti ka përdorur një grua, që mban titullin ‘surrogate,’ e cila merr përsipër të bëjë lindjen e fëmijëve, por identiteti i saj nuk bëhet i ditur asnjëherë.

Mendohet se menjëherë pas lindjes, Cristiano do të marrë binjakët në shtëpinë e tij në Spanjë dhe për ta do të kujdeset mamaja e tij, Dolores. Nuk është hera e parë që futbollisti i ‘Real Madrid’ e ka përdorur një taktikë të tillë, sepse në të njëjtën mënyrë erdhi në jetë edhe djali i tij 7-vjeçar, Cristiano JR.

Burimi ka thënë për TheSun se Cristiano e ka bërë një veprim të tillë pasi mendon se ka ardhur koha që djali i tij të ketë vëllezër. Këto kohë, 32-vjeçari është në lidhje me supermodelen Georgina Rodriguez, e cila kalon shumë kohë me djalin e tij të vogël.