Real Madridi ka telashe të reja, pasi që ndeshjen e ardhshme në La Liga të shtunën kundër Eibar e pret pa Gareth Bale dhe ndoshta edhe pa portugezin Cristiano Ronaldo.

Bale është suspenduar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, të cilin e mori në barazimin 3:3 të Realit kundër Las Palmas në Madrid para dy ditësh.

Uellsiani është përjashtuar pas reaksionit të ashpër gjatë duelit me Jonathan Viera.

Në stërvitjen e sotme nuk ishte as Cristiano Ronaldo dhe është vënë në pikëpyetje nëse do të paraqitet në takimin kundër Eibar, transmetojnë mediat spanjolle.

Real në këtë mënyrë në betejën e radhës do të hynte pa dy yjet më të mëdha në momentin kur fitorja është imperativ i tyre që të qëndrojnë para Barcelonës.