Cristiano Ronaldo është “ngopur” me fitimin e kupave me skuadrën e Real Madrid. Ylli portugez ka konfirmuar zërat për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere. Ronaldo nuk e ka përjashtuar largimin këtë verë nga Reali dhe mesa duket është gati për një aventurë të re.

Kur u pyet nga gazetari i “Deportes Cuatro” për të ardhmen, ylli madrilen qeshi dhe i’u përgjigj: Asgjë nuk është e pamundur.Ronaldo kërkohet nga klubet e pasura në Europë si PSG, Monaco apo dhe skuadra ku ai u bë i famshëm, Manchester United.

Ndërkohë që nuk mungojnë as ofertat faraonike nga Kina. për të janë të gatshëm të paguajnë plotë 180 milionë euro.