Beteja më e madhe dhe më e rëndësishme në garën elektorale për qytetin e Shkupit do të përfundojë me fitoren e Danela Arsovskës, kandidates së mbështetur nga VMRO DPMNE.
Sondazhi i bërë nga Qendra për kërkime politike dhe komunikime me 385 të anketuar të qytetit të Shkupit tregon se për Arsovskën do të votonin 42,85% e votuesve nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, ndërsa 38,18% për kundëkandidatin e saj nga LSDM, Petre Shilegov njëherit edhe kryetar aktual i qytetit të Shkupit.