Sipas astrologëve, Ujori dhe Akrepi janë dy shenjat më inteligjente, për dy arsye të ndryshme

Qofsh Dash autoritar ose Gaforre emocionale, horoskopi ka një shpjegim për çdo virtyt apo cilësi tënden.

Zodiaku mund të të flasë për romancën, të ardhmen, shëndetin por pse jo, edhe rreth inteligjencës. Ç’thonë yjet për ty?

Sipas astrologëve, Ujori dhe Akrepi janë dy shenjat më inteligjente, për dy arsye të ndryshme.

Të lindurit nën shenjën e Ujorit njihen për inteligjencën analitike, e cila matet me aftësi njohëse dhe IQ.

Akrepët nga ana tjetër janë më të mirë në vlerësimin real dhe të kuptuarit të botës në përgjithësi.

Kjo nuk do të thotë se shenjat e tjera s’janë inteligjente, përkundrazi!

Gjithashtu, edhe Binjakët me Peshoren njihen për zgjuarsi mentale, Gaforrja dhe Peshqit janë më të mirët përsa i përket njohurive emocionale, pra me fjalë të tjera arrijnë të arsyetojnë në mënyrë perfekte ndjenjat e veta dhe të të tjerëve.

Nga ana tjetër, shenjat tokësore – Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi shfaqin inteligjencë të lartë praktike.

Shenjat e zjarrit ndërkohë (Dashi, Luani dhe Shigjetari) kanë tendencë të jenë më intuitive duke i bërë më të prirur për të marrë rreziqe dhe për të tentuar pozita liderësh.