Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, në kuadër të aktiviteteve të sotme, realizoi vizitë pune në departamentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kriva Pallankë, Kratovë, Probistip dhe Sveti Nikollë, ku gjithashtu pati takime pune me drejtuesit e katër departamenteve.

Sigurimi i zgjedhjeve parlamentare, menaxhimi me pandeminë Kovid-19 dhe luftimi i të gjitha formave të krimit ishin temat e diskutuara në këto takime pune.

Nga ana e drejtuesve të katër departamenteve të policisë, Çulev u informua se ciklet e fundit të zgjedhjeve u mbajtën në atmosferë të qetë, pa incidente serioze.

a i përket integrimit evropian të vendit tonë, Çulev theksoi se zgjedhjet parlamentare janë tregues i rëndësishëm i drejtimit, në të cilin do të lëviz vendi ynë. Në këtë drejtim, Çulev theksoi se është e nevojshme që ato të organizohen në nivelin më të lartë dhe në përputhje me ligjet.

Ministri Çulev theksoi se veprimet e zyrtarëve të policisë, në përputhje me ligjin dhe në përputhje me aktet e brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të garantojnë zgjedhje të ndershme, paqësore dhe demokratike, dhe kjo do të jetë arsye që qytetarët të dalin dhe të realizojnë të drejtën e tyre të votës.