Ministri i Kulturës, Robert Alagjozoski njoftoi se Dragan Spasov Dac është dorëhequr nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Allagjozoski e ka pranuar dorëheqjen dhe të njëjtën e ka konfirmuar, përcjell Fol.
Dragan Spasov Dac dha dorëheqjen si ushtrues detyre drejtor i teatrit, pasi opinioni ka kryer presion të madh, sepse ai ka shkaktuar dje aksident në Kisella Vodë, ku si shkak i saj ka goditur vajzën 27-vjeçare me automjetin e tij “BMW”, ku e ka dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, Ministria e Brendshme konfirmoi se aktori ka qenë në gjendje të alkoholizuar, pas së cilës rasti përpunohet para autoriteteve kompetente. /Fol/