E njohur ndryshe në vendin tonë edhe si “vetura që flet shqip”, Dacia Duster është një prej SUV më të përsosura që ekziston në tregun botëror të veturave.

Me teknologji të avancuar, performancë të jashtëzakonshme e një çmim të vetëm një pice në ditë, Duster në afat rekord ka arritur t’i merr zemrat e të gjithë adhuruesve të veturës.

Por se kjo veturë vërtet është e jashtëzakonshme dhe e pëlqyer nga të gjithë, e ka dëshmuar edhe statistika e fundit që tregon se tanimë janë shitur mbi 2 milionë vetura të tilla.