Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që po mbahet në New York ka qenë protagonist i një situate ku ka shkaktuar të qeshura në të përfaqësuesve të shteteve tjera.

Ai u zgjua nga karrigia e tij për shkuar drejt vendit ku ishte i ulur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, duke i kërkuar që t’ia jepte një autograf.

Dacic pasi i tregoi Presidentit Trump se kush ishte, ai ngriti supet në shenjë se nuk e njeh, por gjithsesi ai nën shkroi letrën për të cilën ai u bë një personazh mjaft qesharak.