Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova nuk do të pranohet përsëri në Interpol në muajin tetor kur mbahet asambleja e kësaj organizate.

Nëse ndodhë e kundërta, kryediplomati serb ka thënë se do të dorëhiqet, shkruan B92.

Përveç kësaj ai ka thënë se shumë shpejt do të ketë vende tjera, pos atyre 15, që do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.