Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka përsëritur qëndrimin e tij se Serbia ka gabuar kur e ka njohur Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, shkruan agjencia maqedonase e lajmeve MIA.

Gjatë vizitës në Athinë, me rastin e takimit me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, Daçiq, siç raporton MIA, ka thënë se Shkupi gjithë ka pasur qëndrim negativ në raport me pozicionin serb në raport me Prishtinën.