Dadoja që rrite foshnjën dy vjeçare në një qendër tregtare në Shkup u dënua me një vjet e gjysmë burg.

Kështu vendosi Gjykata Penale e Shkupit menjëherë pasi ajo pranoi fajin.

Tani lënda është në procedurë ankuese, ndërsa Gjykata e Apelit duhet të vendosë nëse ky dënim do të mbesë apo do të ndryshojë.

Rrahja ndodhi më 21 nëntor vitin e kaluar, ndërsa e gjithë vepra penale u incizua nga kamerat e sigurisë.