Këngëtarja e njohur Dafina Dauti ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Ajo është herë pas here aktive në rrjetet sociale, ku publikon për ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme. 

Këngëtarja e cila tash e një kohë ndan jetën e saj mes Prishtinës dhe Frankfurtit, ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet në shtrat bashkë me vajzën e saj.

 

Dafina Dauti shfaqet në shtrat me vajzë, dashurinë e saj të përjetshme. Foto nga Instagram Story.

Dafina ka shkruar “Dashni” në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë me dije se vajza e saj Elizabeta është dashuria më e madhe për të. /Telegrafi/