Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dhe DJ Geek ka tash e sa kohë që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që ia bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht me një deklaratë rreth raportit të tyre, dyshja vazhdojnë të përfliten nga fansat për një lidhje të mundshme.

Tani lidhjen me Dj Geek e ka konfirmuar vetë Daffy, teksa ka postuar një foto tejet të bukur ku shihet duke e puthur në hund të dashurin e saj, e në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar:

“T’du’du”

Kujtojmë se, Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, teksa vitin e kaluar bënë bujë me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.