Pasi fotove kompromentuese nga xhirimet e klipit “Merri krejt,” Dafina bëri si bëri dhe e postoi vetë në Instagram një prej tyre. Si përfundim, u vërtetua: Dafina dhe Dj Geek janë bashkë. Në përshkrim, Dafina shkroi vetëm “T’du t’du.”

Një javë më vonë, pra sot, fotoja s’ka as nam, as nishan në Instagramin e këngëtares. E dimë çfarë po mendoni dhe kërkuam. Vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që e bën edhe më të çuditshme eleminimin e fotos.