Së shpejti Dafina Zeqiri do të publikojë albumin e saj më të ri “Dafinë moj” që vjen me disa këngë bashkëpunim, por edhe me një nismë humane.
Produksioni i këngëtares “Moneyz” përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se të gjitha të hollat e shitjes së albumit do të shkojnë për bamirësi.

“Sot si përfaqësues i Moneyzmusic menaxheri/CEO Pëllumbi vizitoi shoqatën e Autizmi, me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mledhen nga shitja fizike e albumit #DAFINËMOJ do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren. Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme” – thuhet në njofti.
Një veprim që duhet duartrokitur.