Ka filluar një nga serialet që po tërheq vëmëndjen e një audience të gjerë. 
 
Bëhet fjalë për serialin turk ‘Cesur ve Guzel’ ku protagonistë janë aktorët më të dashur të njohur si ‘Beluli’ dhe ‘Elifi’.
 
 Tuba Büyüküstün dhe aktorin Kivanc Tatlitug kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes më serialet e tjera ku kanë luajtur rolet kryesore. Të bërë bashkë në një serial të vetëm ishte një e papritur për publikun.
 
Serialet turke ndryshe nga ato latine i kanë kursyer skenat e nxehta për publikun. Por këtë herë një romancë e realizuar brenda në pishinë mes aktorëve ka ngacmuar së tepërmi vëmendjen.
 
Kivanc, njihet për rolin e tij në ‘Dashuri e Ndaluar’ si Behlult dhe në serialin ‘Kuzei dhe Gunei’. Ndërsa Tuba, aktorja 33 vjeçare dhe nënë e dy vajzave binjake ka luajtur në serialin që u transmetua së fundmi  ‘Diamante dhe Dashuri’ me rolin e Elifit.