Në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit sonte ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve ku si pasojë ka humbur jetën një personl ndërsa kjo është konfimuar edhe nga policia.

Ja çka thonë nga MPB për këtë rast: “Është njoftuar se në rrugën “Sharplaninska” në lagjen Dame Gruev ka një person i shtrirë pa shenja jete afër një automjet “Passat” me targa të Shkupit, i cili u identifikuan më vonë, se është pronë e D.N. (65). Deri në këtë moment, nuk është identifikuar identiteti i personit pa shenja jete”.