27 nëntori i 1997-ës, është momenti kur grupi i armatosur për çlirimin e Kosovës, u zyrtarizua si ushtri.

Mijëra të pranishëm, qenë dëshmitarë të paraqitjes së parë publike të UÇK-së, në Llaushë, kur po varrosej mësuesi Halit Geci.

Në pllakën e varrit të tij, është edhe shenja e vetëm, që tregon se atë ditë zuri fill liria e Kosovës.

I biri i mësuesit, Lulzim Geci, 26 vjet më pas nuk arrin ta kuptojë pse këtu s`u ndërtua një obelisk që do ta nderonte ngjarjen e asaj dite.

Sipas Gecit, si i tillë këtij vendi historik ku u mbajt fjalimi i fuqishëm i humbet vlera.

Edhe llaushasit dëshirojnë që nami i këtij vendi të trashëgohet ndër breza. Mungesa e një shenje identifikuese këtu është dokumentuar edhe në librin “Gjurmëve të UCK-së”.

Kështu pa përkujdesje e mbishkrim sipas Jasharit, janë dhjetëra lokacione që po shkatërrohen çdo ditë nga mungesa e përkujdesjes.