Këshilltari për Politikë të Jashtme të kryeministrit Zoran Zaev, Dane Taleski është kandidat për ambasador në NATO, konfirmojnë burimet qeveritare.

Kandidaturën e Taleskit, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov do ta paraqes në seancën qeveritare ditën e enjte.

Vendi i ambasadorit në NATO deri më tani ishte i zbrazët, ndërsa Zaev dhe Dimitrov gjatë periudhës së kaluar deklaruan se në momentin kur vendi është para anëtarësimit në Aleancë, është i rëndësishëm emërimi i ambasadorit