Kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kritikoi lënien pas dore të Çairit dhe sidomos rrugës së Çairçanes. Arsovska tha se muri i betonit i vendosur në këtë rrugë kritikohet nga qytetarët dhe nuk e zgjidh problemin me kaosin në komunikacion.

Danella Arsovska, Kandidate për Qytetin e Shkupit
“Jemi sot këtu në Jahja Pashë për të parë këtë zgjidhje komunikacioni për Shkupin, të cilën shkupjanët sinqerisht e kritikojnë në bisedat me ne. Këto mure betoni që të gjithë mund t’i shihni sot këtu, nuk janë zgjidhje e mirë për Qytetin. Këtu duhet të ketë zgjidhje të plotë për komunikacionin e cila do të jetë e mirë dhe e planifikuar mirë. Ky mur është vendosur në vend të shtimit të një korsie, si një premtim i papërmbushur i pushtetit të Qytetit”.

Danella Arsovska premtoi se gjatë mandatit të saj, në këtë rrugë do të shtohet edhe një korsi. Përveç kësaj, do të ndërtohen edhe parkingje në kate për të zgjidhur problemin e mungesës së parkingjeve në Çair.

Danella Arsovska, Kandidate për Qytetin e Shkupit
“Në vend të zgjidhjeve gjysmake, këtu në mandatin tim do të realizohet projekt për zgjidhje të plotë për të gjithë shkupjanët, por para se gjithash për çairasit. Këtu patjetër të ketë edhe një korsi. Si plotësim i kësaj do të jetë edhe një mbikalim nga ura e Bit Pazarit deri te rruga “Hrisitijan Todorovski – Karposh” dhe me këtë shkupjanët do të fitojnë zgjidhje adekuate të komunikacionit e cila do t’i lidh komunat Çair, Butel dhe Qendër. Këtu në Çair do të zgjidhim edhe problemin me mungesën e parkingjeve dhe vërtetë do të ndërtojmë parkingje të reja në kate në Çairçanë, tek ambulanta e Çairit dhe në Fushë Topanë”

Arsovksa tha gjithashtu se në mandatin e saj Çairi do të bëhet me korsi biçikletash, që do të lidhen me komunën e Butelit dhe të Qendrës.