VMRO DPMNE përmes një press konference ka reaguar ndaj mos përfilljes së saj nga ana e Qeverisë për çështjen e emrit. Nga kjo parti thonë se nuk posedojnë informacione se në cilën fazë është procesi i bisedimeve me Greqinë rreth çështjes së emrit. Opozita akuzon se pushteti po i zhvillon bisedimet vet me Athinën.

-Dje ishit dëshmitarë dhe dëgjuat dy deklarata diametralisht të ndryshme. Njërën të euro- komisarit Johanes Han i cili thotë se për dy javë problemi do të zgjidhet dhe deklaratën e kryeministrit Zaev i cili u shpreh se është kohë e shkurtër që të arrijmë zgjidhje. Ata vet e udhëheqin procesin dhe VMRO DPMNE ka informacione bosh lidhur me atë se deri ku kanë arritur bisedimet, e mos të flas për hollësirat e bisedimeve -theksoi Dragan Danev- VMRO DPMNE.