Procesi i besueshëm zgjedhor është element kyç që të ktheheni në rrugën euroatlantike. I inkurajoj të gjithë faktorët dhe institucionet shtetërore ta mbështesin punën e KSHZ-së në pastrimin e Listës zgjedhore. Kjo do të kontribuojë në kthimin e mirëbesimit të qytetarëve në këtë proces, tha drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Zgjerim i KE-së Kristijan Danielson në konferencën e sotme për shtyp në Shkup pas takimit me liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, si dhe kryeministrin për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev.

Siç deklaroi Danielson, shtyrja e zgjedhjeve në shkurt mundësoi kohë shtesë që të arrihet përparim në këtë drejtim, por theksoi se megjithatë mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Për këtë shkak u bëj thirrje të gjitha partive dhe institucioneve shtetërore të punojnë bashkërisht, me qëllim që të sigurohen zgjedhje të besueshme dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Procesi i besueshëm dhe i mirë zgjedhor është element kyç që të ktheheni në rrugën euroatlantike. I inkurajoj të gjitha faktorët dhe institucionet shtetërore ta mbështesin punën e KSHZ-së në pastrimin e Listës zgjedhore. ajo do të kontribuojë në kthimin e mirëbesimit të qytetarëve në këtë proces”, tha Danielson.

Ai u përqendrua edhe në rolin e mediave në procesin zgjedhor.

“Mediat, veçanërisht televizionet kombëtare kanë gjithashtu rol kyç me qëllim që qytetarët të marrin vendim të bazuar në informatat e ditës së zgjedhjeve. Për këtë qëllim kamë nevojë të kenë qasje në njoftimet e balancuara dhe mendime të ndryshme. Për këtë shkak i ftoj të gjithë që e kanë nënshkruar Kartën e Këshillit për Etikë në Gazetari ta respektojnë dhe ta zbatojnë. Janë vërejtur sinjalet e para për vetëkritika, respektivisht për balancimin e informimit dhe ajo duhet të ndiqet”, tha drejtori i Drejtorisë për zgjerim pranë KE-së.

Danielson njëherit shprehu shqetësim nga denoncim për frikësimin e votuesve. Sipas tij, partitë politike këtë duhet ta pengojnë, ndërsa shteti një sjellje të tillë duhet ta sanksionojë.

“Qytetarët gjithashtu kanë përgjegjësi të denoncojnë çdolloj frikësimi tek autoritetet”, theksoi Danielson.

Ai e përshëndeti  fillimin e misionit vëzhgues për zgjedhjet të OSBE-së e cila, thotë, do të japë vlerësim të përgjithshëm për zgjedhjet dhe shtoi se edhe bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë ta ndjekë përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ne nuk do të ngurrojmë të flasim nëse kemi ndonjë shqetësim”, porositi Danielson.

Prokuroria Speciale Publike, theksoi ai, gjithashtu është element i rëndësishëm i Marrëveshjes së Përzhinës. Në kët. rast shfaqi shqetësim për, siç tha, obstruksionet e paraqitura për punën e saj.

“Përkujtojmë se ata që në mënyrë eksplicite u dakorduan për formimin e PSP-së duhet të përmbahen nga sulme dhe tërërisht ta mbështesin rolin dhe pavarësinë e saj. Zgjedhjet janë vetëm një pjesë e tregimit. Komisioni insiston dialogu politik dhe reformat e ardhshme prioritare të cilat e përfshijnë qeverisjen sistematike të të drejtës, duhet të zbatohen para, gjatë edhe pas zgjedhjeve. Liderët politikë kanë përgjegjësi t’i ndërmarrin masat e nevojshme me qëllim që të kthejnë vendin mbrapa në rrugën euroatlantike. Ajo është në interes të vendit, qytetarëve dhe KE mbetet e përkushtuar ta mbështesë vendin  në imnplementimin e reformave për kthimin në rrugën drejt BE-së”, tha Kristijan Danielson.

Ai pasdite do të takim edhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni.