Nëse qytetarët nuk e kanë kryer pagesën e obligimeve të konfirmuara tatimore për tatim personal të të ardhurave për vitin 2015 dhe për vitet paraprake në bazë të Fletëparaqitjes tatimore vjetore ose për vitin 2016 në bazë të Fletëparaqitjes tatimore Akontative, që këtë ta bëjnë në afat më shkurt të mundur, porosisin nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Prej atje theksojnë se paralajmërimi dedikohet edhe për ushtruesit e pavarur të veprimtarisë – zejtarë, bujq, tregtarë,individual, avokatë, noterë dhe të tjerë të cilët nuk kanë bërë pagesën e tatimit personal të të ardhurave, pa dallim nëse bëhet fjalë për obligues i cili e paguan tatimin sipas të ardhurave të konfirmuara reale ose paushall.

“Qytetarët mund të bëjnë kontroll të gjendjes së borxheve për tatim personal përmes internetit duke e shfrytëzuar shërbimin ‘e-Pagesë të tatimit personal”. Regjistrimi për shfrytëzimin e këtij shërbimi është falas për qytetarët. E vetmja që ju duhet është e-posta dhe të krijoni profilin tuaj të shfrytëzuesit në  https://etax-fl.ujp.gov.mk/index_pregledPlakanje.jsp. Për më shumë informacione zbrisni flaerin “e-pagesë e tatimit personal” (kliko http://www.ujp.gov.mk/mk/publikacii/pogledni/60),  thonë nga DAP.

Nëse qytetari në baza të ndryshme ka nevojë t’i jepet Vërtetim për konfirmimin e tatimit personal, mund të parashtrojë kërkesë për transkriptim (DAP-PR-3.2-16/1). Informacione shtesë mund të merren përmes Info qendrës 0800 33 000.