Aktorja e madhe Leze Qena është kthyer pas në kohë në spektaklin Elite Show.
Një ndër kujtimet e saj ishte fillimi i dashurisë me Xhevat Qenën, bashkëshortin e saj tashmë të ndjerë.

Historia kishte nisur kur aktorja kishte pranuar rolin e parë të saj që ishte ai i dashnores së aktorit Xhevat Qena.

Pas shumë viteve pa të, Lezja tregon sa e ndjen mungesën e bashkëshortit të saj.