Noorul Mahjabeen Hassan nga SHBA-ja është një studente e pazakontë, e cila thotë se e tërheqin vetëm objektet që i percepton si meshkuj.

Pasi kohë më parë ishte në “lidhje të lumtur”, e dashuruar në kalkulator, të cilin papritmas e shkatërroi gjatë pastrimit, kësaj radhe 20-vjeçarja, studente t e matematikës nga Orlando në Floridë thotë se është e dashuruar në lojën tetris, transmeton Odditycentral.

Ajo ishte në lidhje romantike edhe me iPod, por thotë se lidhja me tetrisin është më e gjatë se një vit dhe planifikon të martohet me të pas diplomimit.

“Tetris është shumë seksi, i mrekullueshëm, i përkryer”, thotë Hassan, e cila të paktën 12 lojë kalon duke luajtur tetris, transmeton KosovaPress.

“Njerëzit kurrë nuk më kanë tërhequr. Dëshiroja të prekja butonat e kalkulatorit tim, e prekja edhe me gjuhë, por kjo ishte lidhje më tepër intelektuale. Tash, planifikoj të martohem dhe të gjithë miqtë e mi dua të jenë atje kur të bëhem zonja tetris”, tha Hassan.