Belkisa Ismail

Cdoherë jeni në telash të arrini dikun,të arrini diqka,apo jo?

Nuk keni aspak kohë,jeni shumë të zënë… “fast live” ,”fast food” , “fast music” , “fast love”…

“Vlerat tona”,”Karakteri ynë” mund të vleresohen si shumë “in” apo “out” me kohën. Po ju bejë thirrje juve që miqësinë e kërkoni në “keyboard-et” e juaja, ju që kërkoni jetën në një monitor!!! Cili buton në “keyboard” mund të më fal një buzëqeshje të ngrohtë apo cili program mund të më jep kënaqesinë e pushimit në një hije peme?

A mund të ja shijoni ushqimin mikut tuaj duke e bërë “share”?
A mund ti beni “copy-paste” dallgët e detit që të takohen në bregdet?
Dritën që të ngroh ditën a mund të ja dërgoni mikut tuaj në “e-mail”?
Apo shkëlqimin që e shohim ne sytë e dikujt a mund ta bëni “post”?
Dashuria me butona shkruhet?

Për tu përqafuar cilat butona duhet shtypur? Apo si mund ta kthejmë kohën e humbur nga “Recycle Bin”?
Ju qe keni shtruar natyrën në “Dekstop-et” e juaja, dilni dhe shifni rreth shtepisë suaj parqet që po gjelbërojnë! Përmes “folder-it” a mund të gjeni edhe aromën e dheut të lagur? Ta nuhasni,ta prekni, nuk i keni këti opsione në jetën tuaj apo jo?

Cka mund të kuptoni nga gabimet që i keni bërë derisa ekziston cdoherë opsioni “undo”?

Fjalët që i shkruani në mesazhe a gjeni guxim të mi thoni në fytyrë?
Jeni bërë një shoqëri me njohuri dhe informacione të hatashme,por për një shoqëri që ka ndjenja, ndërgjegje nuk ju mjaftojnë “Megabite-t” apo si i keni hallet? Nëse mendoni se ju po jetoni atëherë “like” prej meje e keni!/fol.mk