Të paktën 23 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur në Indi si pasojë e shembjes së një muri.
Ngjarja bëhet më tragjike pasi viktimat ishin dasmorë dhe në momentin e tragjedisë ata po festonin në ceremoninë e dasmës.
Sipas informacioneve të shpërndara nga policia, muri ishtë rreth 12 metra i lartë kurse shkak i shembjes besohet të ketë qenë lagështira si pasojë e shirave të rëndë.
Një zyrtar i policisë i shtetit Rajasthan, aty ku ndodhi edhe ngjarja, Bharat Lal Meena, tha se në mesin e vitkimave ishin edhe 5 fëmijë.
Tavolinat ishin vendosur rreth murit. Por gjatë dasmës nisi shiu dhe pjesa më e madhe e dasmorëve u afruan rreth murit me qëllim që të mbroheshin nga shiu.
Por në këtë moment muri i shemb duke lënë poshtë rrënojave 23 vetë , shpjegon një zyrar I zonës.
Kryeministri i Indisë Narendra Modi shprehu shqetëismin dhe ngushëllimin e tij për viktimat në një postim në twitter.
Dasmat në Indi janë ngjarje të rëndësishme, ku edhe njerëzit me të ardhura modeste organziojnë ceremoni me shumë të ftuar dhe madje ndërtojë salla vetëm për raste të tilla, pra për të akomoduar numrin e madh të të ftuarve.