Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ka dalë me ndërhyrje procedurale në foltoren e Kuvendit duke thënë se BDI nuk e legjitimon qeverinë e re se nuk i ka shumicën e votave të shqiptarëve. Por, partia e tij do të mbështes këtë qeveri, për nevoja të qytetarëve shqiptarë.

”Uroj të gjithë besimtarët për Ramazanin. Kjo shumicë parlamentare është legjitime. Qeveria nuk është legjitime. BDI është humbëse e zgjedhjeve dhe kjo nuk na jep garanca për udhëheqje të denjë. BDI nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve shqiptarë. PDSH do të mbështes çdo proces që do ta çojë shtetin përpara.”