Çfarëdo qeverie e re të krijohet në Maqedoni, do ta ketë vështirë të funksionojë për një mandat të plotë, kështu vlerëson analisti politik Daut Dauti.

“Cilido bllok qeveritar që të krijohet, ajo qeveri do ta ketë vështirë në funksionimin e vet për një mandat të plotë. Nga ana tjetër, partitë politike janë shndërruar në “makina” llogaritëse të cilat çdo hap të vetin e matin, çdo veprim të vetin e pesheojnë se si do t’u dalë më mirë për të ardhmen politike. Prandaj dhe janë të kuptueshme takzitizimet si në bllokun politik shqiptar, ashtu edhe në atë maqedonas. Se a do të jetë funksionale qeveria e ardhshme këtë e tregojnë numrat, pra, një shumicë tepër relative, e cila nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë shumë nga çështjet që u përkasin  shqiptarëve”, thekson Dauti.

Sipas tij përveç se efektin provizor në drejtim të “daljes” nga kriza, shumëçka tjetër do të jetë vendnumrim.  

“Siç shkojnë ecuritë ditëve të fundit,  dhe siç mund të pritet ditëve në vijim, shqiptarët kanë gjasa që të paktën ta avancojnë përdorimin e gjuhës shqipe, ndoshta edhe disa përfitimie të tjera, por janë shumë reale obstruksionet nga VMRO-DPMNE-ja e cila ende ka mjaft media nën kontroll të cilat i kryejnë punët propagandistike lidhur me teoritë e konspiracionit  dhe të komloteve antimaqedonase, prandaj edhe koalicioni LSDM-BDI-Aleanca për shqiptarët-Lëvizja Besa, mund të jenë një shtysë strategjike për partinë e Gruevskit, për ta rikthyer pozicionin e humbur tash. Të mos harrojmë as pozicionin shumë delikat të BDI-së, e cila ka promovuar koalicionimet midis partive fituese, dhe pozicionin shumë delikat edhe të LSDM-së e cila duhet të realizojë premetimet ndaj zgjeshësve shqiptarë që e votuan me shumicë”, konsideron Analisiti politik Daut Dauti.

Ai thotë se merre si ta marrësh, Maqedoninë e pret një periudhë shumë interesante, sepse çdo veprim politik duhet të matet me urtësi dhe me luciditet nga aktorët politikë, të cilët zaten sa për periudhën pasgjedhore, mendojnë edhe më shumë për zgjedhjet pranverore lokale, madje edhe duke mos përjashtuar kriza të reja për zgjedhje të parakohshme paralamentare.