Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti gjatë një takimi para banorëve të komunës së Zhelinës-Strimnicë ka deklaruar se pushteti i deritanishëm e ka braktisur rininë dhe ka lënë të papunë, madje edhe ata që janë të punësuar, vazhdojnë të kërcënohen në vendin e tyre të punës.

“Kemi arritur në situatë që për kontributin familja e jep për një fëmijë të vetin për ta shkolluar, duhet t’i falenderohet partisë. Jo të nderuar qytetarë, jo t’i falenderohemi, por duhet t’i dënojmë, sepse ata në qoftë se ata punësuan një, gjithë anëtarët e tjerë të familjes i kanë lënë të papunë. Kështu që për këtë duhet ndëshkuar”, deklaron Dauti.

Dauti shtoi se me këtë centralizim të pushtetit qendror të buxhetit, ku qytetarët nuk arrijnë të marrin hisen që iu takojnë, ajo pyet se a mund të vazhdojmë kështu si shqiptar duke kënaqur qytetarin me arnime të rrugëve, investime të vogla, ndërrime të dritareve të shkollave, ndërsa një shkollë në Shkup kushton 5.5 milionë euro.