Shtetësia e mohuar e atyre që me vite jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa për ta rregulluar këtë përmes propozim-ligjit, ishte tema për të cilën u fol mbrëmë në ClickPlus.

Deputetja e koalicionit, Ilire Dauti, tregoi se propozimi i tyre është që shtetësia të mund të merret 4 vite pas qëndrimit në shtet, ndërsa kritikat e Qeverisë ndaj ligjit, i quajti rënie të maskave.

“Ky ligj, më lejoni ta them publikisht, me sa duket hoqi edhe maskat e shumë njerëzve të cilët nën moton “shoqëri për të gjithë” po, por ama si duket shtetësi për të gjithë nuk janë të gatshëm që të japin, së paku për ata të cilët i plotësojnë kushtet”, u shpreh deputetja e ASH, llire Dauti.

https://fb.watch/39tLb-cYaG/