Diaspora e Bashkuar Maqedonase ka kritikuar fjalorin me kërcënime dhe me presione ndaj institucioneve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

”Liderët duhet të fokusohen për të respektuar Kushtetutën e cila ju garanton qytetarëve të Maqedonisë shtet të drejtës dhe shtet ligjor. Në momentin që liderët do të ndalojnë retorikën negative, atëherë qytetarët do të jenë të qetë dhe të sigurtë për përparimin e shtetit. Me krijimin e qeverisë së re, diaspora do të fillojë të ndihmojë mëmëdhenë.” thonë nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase./Telegrafi/