Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM), sot pëmes një komunikata ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me liderët e partive politike shqiptare në Tiranë, duke thënë se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

“Thirrja e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, liderët e partive politike shqiptare paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas DBM, Rama është i mirëpritur që të takohet me liderët e partive shqiptare, por vetëm pas shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve, për shkak se ka parti që kanë dorëzuar ankesa në KSHZ.

Ata thonë se akti i Edi Ramës nuk është aspak diplomatik, por përkundrazi përzierje në punët e brendshme./Telegrafi/