Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) e mbështet fushatën #emriynëështëMaqedoni të Lëvizjes ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut dhe i bashkangjitet kërkesës që pushtetarët e Maqedonisë të ndërpresin të gjitha marrëveshjet dhe bisedimet për ndryshimin e emrit, përcjell Fol.

DBM siç kumton, u bën thirrje Kombet e Bashkuara, BE-në, Aleancën Veri-Atlantike dhe ato shtete të cilët ende nuk e kanë bërë, zyrtarisht të sjellin vendim për pranim të plotë diplomatik të Maqedonisë nën emrin ‘Republika e Maqedonisë’.

Sipas DBM-së, Maqedonia është kombi i vetëm në botë e cila nuk mund të shfrytëzojë emrin e saj. /Fol/