Përtej kushteve jo të favorshme atmosferike, Kombëtarja vazhdon më kohë të plotë përgatitjet për sfidën e 12 nëntorit kundër Izraelit.
Për t’ia bërë më të lehtë këtë vendim De Biasit është Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran po kalon një moment fantastik në kampionat Rus. Dopjeta e fundit kundër Zenit i jap një biletë si titullari Balajt.
Sulmuesi është i vetmi repart që pritet të mos i marrë shumë kohë trajnerit të Kombëtares, pjesa tjetër e 11-esh është e gjitha për të studiuar. Mund të ndryshojnë emrat por skema mbetet e njëjtë. Në rreshtimin 4-5-1, Berisha në portë është nëj garanci më shumë. Gardiani kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer por kundër Spanjës një gafë e tij na kushtojë shumë. Në mbrojtje, dilema e parë ka të bëjë më qendrën.
Mavraj është i paprekshëm ndërsa Veseli, Ajeti dhe Gjimshiti janë në balotazh për vendin tjetër përkrahë futbollit të Këln. Me Ajetin që sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë dhe me Vesin që ende nuk është përshtatur mirë në ekipin Kombëtarë, Berat Gjimshiti duke më i avantazhuar.
Perfomanca e Gjimisht edhe në tre takimet e parë ka qenë pozitive, kjo një arsye më shumë që De Biasi ti besojë sërish. Krahët mbeten fiks, në të djathtë Hysaj dhe Agolli në të majtë reparti i mbrojtës merr formën e plotë. Mesfusha është reparti që gjithnjë shoqërohet me disa paqartësi. Italiani pritet të formojë një mesfushë të ngjeshur, me 5 lojtarë.
Xhaka, Abrashi dhe Kukeli, janë tre beniaminët e De Biasit, futbollistë të cilët sakrifikojnë shumë, të kudondodhur dhe për më tepër titullarë të padiskutueshëm në ekipet e tyre. Odise Roshi është një tjetër legjionar që po kalon një moment pozitiv, aq më tepër që në kombëtare në krahun e djathtë, Roshi ka pak konkurrencë. Duke iu referuar karakteristikave të futbollistëve i vetmi me më shumë fantazi në radhët e Kombëtares është Ledjan Memushaj.
De Biasi pritet t’i besojë kapitenit të Paskër një post si titullarë, edhe pse është e qartë që Memushaj nuk i ka 90 minuta të plota në këmbë. Dilema tjetër e teknikut italian është krahu i majtë i mesfushës, aty ku Lenjani, Hyka dhe Llullaku janë në balotazh për një vend si titullar.
Si gjithnjë De Biasi është i kujdesshëm fillimisht për t’u mbrojtur, pra për të mos humbur, rreshtimi dhe skema e tij e vërteton diçka të tillë. Trajneri i Kombëtares nuk bën kompromis në këtë pikë edhe pse kjo është nëj ndeshje ku duhet sulmuar për të fituar.