Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi deklaroi se për të personalisht ndeshja me Italinë do të jetë një ndeshje e veçantë duke theksuar se do të bëjë më të mirë për të marrë një rezultat pozitiv në fushë.

Deklarata e “timonierit” të kuqezinjve u bë nga Potenza, ku De Biazi u nderua me çmimin “Alfredo Mancinelli”.

“Sfida me Italinë më 24 mars në Palermo, do të jetë një ndeshje mjaft e veçantë për mua dhe pastaj është mjaft e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit. Në këtë ndeshje ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirë”, tha De Biazi.

Ky i fundit nuk e fshehu faktin që pas Evropianit të Francës ishte shumë pranë stolit të kombëtares së “Të Kaltërve”. Në verë isha shumë pranë stolit të Italisë. Do të ishte një gjë e jashtëzakonshme nëse do ta kisha arritur diçka të tillë”, u shpreh ai.