Mefushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka treguar detaje nga vendimi i tij për largimin nga Chelsea.

De Bruyne u largua në vitin 2014 nga Chelsea, kur atëbotë ishte Jose Mourinho, menaxher i skaudrës londineze.

Belgu tregoi për arsyet që shtynë të largohet nga Cheslea, dhe njëra nga arsyet kryesore ishte një bisedë me Mourinhon.

“Kishte aq shumë lajme të rreme për marrëdhënien time me Jose Mourinhon. Por e vërteta është se unë kam folur vetëm dy herë me të. Plani ishte gjithmonë që unë të shkoja në huazim për pak diku tjetër”, tha ai.

“Jose më thirri në zyrën e tij në dhjetor, dhe ishte ndoshta momenti i dytë i madh për të ndryshuar jetën time. Ai kishte disa letra përpara tij, dhe ai tha: ‘Një asistim, asnjë gol dhe 10 rikuperime’. U desh mua një minutë për të kuptuar se çfarë po bënte”, tha De Bruyne.

“Pastaj ai filloi të lexonte statistikat e mesfushorëve ofansiv, Willian, Oscar, Mata dhe Schurrle. Jose ishte thjesht duke pritur që unë të thosha diçka, dhe më në fund thashë se disa nga këta njerëz kanë luajtur 15, 20 ndeshje. Ndërsa unë kam luajtur vetëm tre”, shtoi belgu.

“Kështu që do të jetë ndryshe, apo jo? Ishte kaq e çuditshme, unë isha plotësisht i sinqertë. I thash atij: ‘Ndihem sikur klubi nuk më dëshiron këtu. Unë dua të luaj futboll, kështu që më mirë të më shesësh”, përfundoi Kevin De Bruyne.