Kandidatët e zonës I-rë zgjedhore sonte janë ballafaquar në një debat të zjarrtë në Tv21 edhe atë Artan Grubi – BDI, Idriz Orana – PDSH, Zeqirja Ibrahimi – KOALICIONI RILINDJE ME BESË dhe Zylfi Adili Qufa – ALEANCA PËR SHQIPTARËT.

Si çështje që janë debatuar sonte ka qenë platforma e partive politike, çështja e drejtësisë, mirëqenia ekonomike dhe shumë tema tjera ndërkohë që debati është zhvilluar nën një atmosferë të zjartë me akuza dhe kundërakuza mes kandidatëve për deputet të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Sa e ndjeni si vendin tuaj Maqedoninë dhe çfarë do bëni për të, kështu ka qenë pyetja e parë e debatit ndërkohë që ka nisur fillimisht Adili nga Uniteti i cili thekson se në vend duhet të krijohen kushtet për funksionimin e shtetit ligjor.

”Në Maqedoni të krijohen kushte reale për funksionim të shtetit ligjor dhe një gjyqësie të pavarur dhe krijimin e një gjykate speciale ku do të trajtohen të gjitha rastet nga përgjimet ose që dalin nga situata e krizës politike, duhet të ketë një decentralizim që buxheti e tatimet të ngelet aty e jo të diskriminohet e keqpërdoret, ne vendin do e ndiej”, ka thënë kështu Adili derisa më tej Grubi nga BDI ka thënë se ajo cfarë ka mbetur për tu bërë janë shtyllat e BDI-së

”Maqedonia i takon shqiptarëve dhe në Maqedoni ato cfarë kanë mbetur për tu bërë janë pesë shtyllat e BDI-së dhe barabarësinë e qytetarëve që të hapërojnë në vend dhe në strukturat euroatlantike”, thotë më tej Grubi.

”Maqedonia është shteti im i gjithë shqiptarëve se jemi dembaba dem, gjithmonë gadishmëria pushtetit nuk ka qenë e afërt për ti tejkaluar dhe kanë thirur bashkësinë ndërkombëtare për të zgjidhur”, ka deklaruar kështu Orana nga PDSH derisa Ibrahimi nga Besa ka thënë se duhet bërë ridefinimi i vendit.

”Në kushtetutën e vitit 2001 u bë shtet jofunksional ku shtyeti nuk është në përputhje me shoqëri e duhet bërë një ridefinim i këtij shteti që të korigjohet kjo asimetri”.

Pse është i rëndësishëm ky ndryshim që paraqitët dhe çfarë do ndryshonit, ka vazhduar më tej kështu debati i sontëm tek Tv21 ndërkohë që Grubi ka thënë se shqiptarët do të përcaktohen për BDI-në.

”Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë pas krizës së thellë e kjo krizë rezultoi me marrëveshjen e Shkupit dhe rumbullaksimit të obligimeve më 31 gusht për mbajtjen e tyre në 11 dhjetor, duke i vlerësuar të arriturat jam i bindur se shqiptarët do të përcaktohen për BDI”, thekson ai ndërsa Orana thotë se nuk jetojmë në vendet skandinave.

”Sa i takon asaj se sikur në Maqedoni jetojmë në vendet skandinave kuptohet se mos kish pasur mosbarazi mund të them se njeriu i cili është normal do të vërejë ndryshimin ku shihet një disbalancë”.

Ibrahimi më tej shton se ato e mbajnë fjalën dhe do bëjnë atë që thonë.

”Oferta që ofron koalicioni me Besë ajo që mund të them është se nuk është e vecuar vetëm për njësinë zgjedhore por për gjithë shqiptarët, fakti që nuk e kanë mbajtur fjalën për shqiptarët ishte arsye e mjaftueshme që shqiptarët të paraqiten me një subjekt të ri që elementin e mbajtjes së fjalës e ka, ne mendojmë se oferta për pjesën shqiptare është ofertë e cila është më serioze”, ka deklaruar kështu Ibrahimi ndërsa më tej Adili ka thënë se krizën e kanë sjellë partitë në pushtet.

”Aleanca si koalicion garon me, opinioni publik e din se krizën e kanë sjellë subjektet që janë në pushtet dua të ju përkujtoj opinionit se ato ishin në këtë krizë politike para se të dalin bombat dhe ideja për ndryshime kushtetuese në vend”, ka thënë më tej Adili.

Cilat projekte i keni premtuar për votuesit dhe si do i bëni, ka qenë kështu pyetja e rradhës ndërkohë që kandidatët kanë deklaruar se kanë platforma për daljen nga kriza dhe vendosjen e shtetit ligjor.

”PDSH ka platformën dhe ajo që është më e shpejta gjuha flamuri por ne hartuam platformë ku mes tjerave nga kriza për dalje pozita juridiko kushtetutese buxheti gjuha ndryshimi i stemës”, ka shtuar më tej Orana derisa Ibrahimi ka shtuar se platforma e tyre është integrimi i vendit në aleancë.

”Platforma jonë është integrimi i vendit në Nato dhe BE, pjesa tjetër ka të bëj me zhvillimin ekonomik dhe interesi i shqiptarëve ne jemi të interesuar të krijojmë mirëqenie ekonomike në bazë të përllogaritjeve të punësohen edhe 7 mijë shqiptarë në administratë”, ka shtuar më tej Ibrahimi ndërkohë që Adili më tej shton se si vend kemi shumë probleme kushtetuese.

”Ne kemi platformë publike dhe afatgjate te ne dihet se kemi probleme reale për implementimin e kushtetutës dhe kërkojmë barazi të plotë mes dy komuniteteve dhe një nga tre postet tu takojë shqiptarëve dhe presidenti në parlament të zgjidhet riorganizim të komunitetit për marrëdhënie ndëretnike”, ka shtuar më tej Adili ndërkohë që sipas Grubit në mandatin e rradhës BDI do finalizojë të gjitha çështjet që kanë ngelur.

”Platforma 2020 e përpiluar nga ekspert për më voluminozen që do i realizojë BDI në mandatin 4 vjecar pas 11 dhjetorit, për ne gjuha është zyrtare por në përdorim të barabartë sundimi i së drejtës dhe ligjit barabarësia ekonomike dhe integrimi në vend dhe në rajon dhe në aleancë”, ka përfunduar kështu Grubi, shkruna Zhurnal transmeton FOL.