Zhvillimet para dhe pas zgjedhjeve dëshmon se Maqedonia është larg rrugës së euro-integrimeve, konsiderojnë ekspertët. Malinka Ristevska nga Instituti për politika evropiane thekson se fjalori i ish kryeministrit Nikolla Gruevski tregon qartë qëllimin e tij për armiqësi me faktorin ndërkombëtar.

“Ky është një mesazh shumë i keq që i drejtohet BE-së, anëtarët e saj dhe institucionet. Është e papranueshme dhe qartë duhet të sanksionohet. Aspekt tjetër është linja që e ka marrë VMRO dhe kryetari i saj i cili qartë duket se hapë fronte sa më të gjëra të armiqve brenda dhe jashtë shtetit”, tha Malinka Ristevska, Instituti për politikë evropiane.

Profesoresha Zhaneta Trajkoska pohon se në Maqedoni ka zvogëlim të demokracisë dhe mungesë të vullnetit politik për çështjet lidhur me euro-integrimet.

“Kemi zvogëlim të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve dhe ky fenomen zhvillohet lirshëm, jo vetëm në Maqedoni por gjithandej. Kemi keqpërdorim të euro-integrimeve dhe idesë për anëtarësim nga politikanët lokal, kjo sepse kemi politikan të papërgjegjshëm të cilët nuk kanë elemente të liderëve por kanë interesa personale apo partiake”, deklaroi Zhaneta Trajkoska, Instituti për studime komunikuese.

Mikal Vit nga Instituti për politika evropiane në Pragë, konsideron se Maqedonia duhet t’i marrë seriozisht rekomandimet e BE-së, përndryshe luajtja në dy karta mund të jetë ndëshkuese për vendin.

“Maqedonia duhet t’i merr gjerat seriozisht. Nëse jeni pajtuar për një gjë që duhet bërë, bëjë duke filluar nga politika e brendshme. Nuk ka logjikë aktrimi në dy metoda, njëra me nervat evropiane ndërsa tjetra me popullin në Maqedoni. Kjo nuk është zgjidhje, aq më pak në rrugën e euro-integrimeve”, tha Mikal Vit, Instituti për politikë evropiane, Pragë.

Këto konstatime ekspertët i bënë në debatin mbi strategjitë e vendeve të Ballkanit perëndimor në rrugën e anëtarësimit drejtë BE-së.Alsat-M