Ligji për mbrojtjen informatorëve është që të ketë vendime të mira dhe përvoja të ndërmarra dhe praktika nga ligjet më të mira evropiane, por ai ende nuk po zbatohet. Moszbatimi mund të jetë rezultat edhe i mosdijes, të resurseve të pamjaftueshme, ose madje mungesë të vullnetit politik tek institucionet. Zbatimi i ligjit është i domosdoshëm për ballafaqim më efikas me korrupsionin dhe krimin.

Këto janë qëndrimet e një pjese të pjesëmarrësve në tryezën e rrumbullakët me temë “Zbatimi i Ligjit për mbrojtje të informatorëve – përvojat dhe sfidat”.

Ambasadori holandez Valter Plomp konsideron se është i domosdoshëm zbatimi i këtij ligji, për shkaks e siç tha, lufta kundër korrupsionit është gjëja më e rëndësishme që, jo vetëm  Maqedonia, por edhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta bëjnë në rrugën drejt BE-së.

“Pikërisht këtu organizatat nga sektori civil, mediat e pavarura dhe individët luajnë rol vital”, tha ambasadori Plomp.

Dejan Andonov, ndihmës i ministrit, nga Sektori për kontroll të brendshëm nga MPB-ja, informoi se në Ministri është përgatitur Projekt-udhëzim për mënyrën e veprimit gjatë paraqitjes së brendshme dhe të jashtme, i cili, siç tha, i përpunon mënyrat, procedurat dhe procedurat në kuadër të Institucionit.

Ky, konsideron ai, është instrument i ri në ballafaqimin me krimin posaçërisht me veprimin korruptues në institucione.

Këshilltari shtetëror në zyrën e Avokatit të Popullit Zoran Billbilloski theksoi se ligji duhet të zbatohet që qytetarët të jenë të sigurt se do të mbrohen. Kërkoi edhe që të mendohet se nëse është e nevojshme që çdo institucion të sjellë një mekanizëm të këtillë dhe të emërojë persona përgjegjës për këtë, ose madje kjo të bëhet në një ose dy qendra.

Slagjana Taseva nga Transparensi Interneshënëll – Maqedoni tha se një vit pas miratimit të ligjti janë miratuar vetëm rregullore nga ana e Ministrisë së Drejtësisë me të cilët jepen vetëm drejtime.

“Institucionet publike duhet të mundësojnë mekanizma për paraqitje të brendshme, me ç’rast ai i cili bën vërejtje do të mbrohet dhe dhe nuk do të frikësohet nga pasojat”, tha Taseva.